Gazetare: Ajnur Bafqari
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska hedh fajin te paraardhësi i tij, Shaban Memeti, për të gjitha parregullsitë e konstatuara nga ana e Revizionit Shtetërore në ISHP. Ajo thotë se për këto parregullsi ka njoftuar institucionet kompetente, ndërsa edhe revizionin e ka kërkuar ajo. Andonovska thotë se të punësuarit kanë marrë dy- tre fish më shumë rroga nga ajo që ishte paraparë, kanë shpërblyer veten mbi baza të ndryshme me nga 400-500 euro, e madje kanë lidhur edhe kontrata në vepër, edhe përskaj faktit që tashmë ishin të punësuar në institucion dhe kanë marrë nga 44 deri në 88 mijë denarë në muaj para shtesë. Andonovska thotë se vetëm për këto shtesa të paguara në mënyrë paushalle, janë shpenzuar deri në 6 milion denarë në muaj.
“Një pjesë e të punësuarve, 6-7 vite nuk kanë ardhur në punë, kanë pranuar paga, ndërsa ishin të evidentuar rregullisht në sistem, nga ana e kolegëve të caktuar, dhe për këtë shërbim kolegët i kanë paguar nga 200 euro. Shtesat për paga që janë paguar janë frapante kështu që ka ndodhur që një i punësuar në arkiv të merr 98 mijë denarë pagë, kjo ishte paga bazë, por përveç pagës të merr edhe shtesa të tjera, tani e përmenda personin e arkivit, por ishin të përfshirë më shumë profile”- deklaroi drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska
Parregullsi janë konstatuar edhe në pjesën e keqpërdorimit të kartelave për mbushje të automjeteve të institutit me karburante, ku persona të panjohur e të papunësuar në institut, i kanë shfrytëzuar ato dhe çdo muaj kanë shpenzuar rreth 150 mijë denarë për benzinë.
“Merreni me mend, erdha në një periudhë kur në Kumanovë dhe në Shkup ishte shpallur epidemi e kollës së mirë ( pertusis) e me të tjerash mungonin edhe këto reagensë. Kjo është vënie e qytetarëve në pozicion të vështirë, në pikëpyetje ishte vënë edhe shëndeti publik. Përveç që nuk kishte mjaftueshëm, për ato që tashmë ekzistonin nuk ka ekzistuar asnjë evidencë për to, janë pranuar nuk ka ekzistuar sa kanë hyrë, kush i ka përdorur. Ishin të vendosura nëpër frigoriferë nëpër korridore, të pasiguruara sipas protokolleve, me çelësa, mbikëqyrje dhe të ngjashme”-
Anonovska thotë se disa prej të punësuarve fiktivë tashmë janë larguar për shkak të angazhimeve të tjera. Revizioni i referohet vitit 2024, që përfshinte një pjesë të mandatit edhe të Andonovskas. Lidhur me gjetjet paraprake për të cilat ajo kishte denoncuar në media dhe institucionet ligj-zbatuese, Andonovska nuk deshi të flasë. Pas ardhjen në detyrën e drejtoreshës së ISHP-së, Andonovska denoncoi se ka gjetur frigoriferë për vaksina të cilat nuk janë vënë në funksion, por nuk tregoi nëse të njëjtit sot janë ose jo në përdorim. Raporti i Revizionit i është dorëzuar MPB-së, ndërsa nga Prokuroria Publike, pavarësisht memorandumit që kanë lidhur me Entin e Revizionit, sot thanë shkurt se nuk kanë informacion. Denoncimet e para mbi dyshimet për shpërdorime në ISHP, Andonovska i kishte bërë në janar të vitit 2025. /Alsat.mk
The post Andonovska: Rreth 20 të punësuar në ISHP, nuk kanë ardhur në punë, por kanë marrë paga appeared first on Alsat.
