Nga sot, uji në Gostivar është i sigurt për t’u pirë – njoftoi në një konferencë për media drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, njëherësh shef i Shtabit Kryesor për Menaxhimin e Krizave, përcjell TV21.

Më herët, Shtabi Qendror për Menaxhimin e Krizave mbajti seancë për informacionet më të fundit lidhur me ujin e pijshëm nga ujësjellësi i Gostivarit.