Pas tentativës së dështuar me Pep Guardiola, trajneri i ri i Anglisë do të jetë gjermani Thomas Tuchel, përcjell TV21. Mediat britanike raprtojnë se Tuchel ka nënshkruar kontratë 18-mujore, e cila do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2025 dhe do të zgjasë deri në fund të Kupës së Botës të vitit 2026.
Ndihmës i Thomas Tuchel do të jetë trajneri anglez Anthony Barry.
Kujtojmë se Thomas Tuchel bëhet trajneri i tretë i huaj që drejton Anglinë pas suedezit Sven Goran Eriksson dhe italianit Fabio Capello.
Ndër vite, Thomas Tuchel drejtoi Mainz, Borussia Dortmund, Paris St-Germain dhe Chelsea përpara se të transferohej te Bayern.
