Sipas anketës së fundit të realizuar nga MKD.mk, shumica e qytetarëve janë prononcuar “pro” ndryshimeve në institucionet kyçe të drejtësisë. Rreth gjysma e të anketuarve (50.3%) mendojnë se është i nevojshëm ndryshimi i përbërjes së Këshillit Gjyqësor, ndërsa 45.7% janë shprehur se prokurori publik duhet të zëvendësohet.
Rreth 20% e të anketuarve i janë përgjigjur negativisht këtyre pyetjeve.
Sipas realizuesve, anketa u krye nga data 20 mars deri më 17 prill, duke përdorur metodën CATI (anketë telefonike me ndihmën e kompjuterit), me 1200 të anketuar. Gabimi statistikor i ankestës është ±3%.
Realizuesit thonë se mostra përputhet me përkatësinë rajonale, gjininë, moshën dhe strukturën etnike, sipas të dhënave nga regjistrimi i popullsisë rezidente të vitit 2021.

