Gazetar: Zekirija Haxhiu
Deputetët tregojnë përvojat e tyre në komunikacion që nga koha kur është vënë në funksion periudha testuese e sistemit Safe City. Shumica e deputetëve kanë marrë sms porosi paralajmëruese për shkelje dhe të gjithë për shpejtësi të tejkaluar.
“Ju jeni shofer sigurisht, a keni marrë deri tani porosi paralajmëruese?
Po po kam marrë, kryesisht në dalje të Shkupit në Gjorçe, në hyrje të Sarajit ku kufizimin e shohim se është 70 e mua më kanë dënuar me 51 – 57 – 58, në kundërshtim ka qenë dhe sinjalizimi rrugor, duhet të intervenohet edhe në sinjalizimin rrugor normalisht”, tha Halil Snopçe – ASH/Taravari.
“Të them të drejtën po. Edhe unë si gjithë qytetarët kam marrë paralajmërime për tejkalim të shpejtësisë. Nuk ishte tejkalim shumë i madh, diku 7 ose 8 mbi shpejtësinë e lejuar”, tha Imërlije Saliu Fetai – VLEN.
“Jeni shofere a vozisni vet? Patjetër. Sa dënime deri tash i keni marrë? Dënime jo por sms paralajmërime. Kam marrë paralajmërime por të them të drejtën nuk është se kam mbajtur evidencë. Pra paskeni marrë shumë? A jeni shofere e shpejtë? Nuk mundem të them për sa kohë se kam mbajtur ndonjë evidencë”, u shpreh Ilire Dauti – ASH/Sela.
“Unë personalisht nuk i grahi vet veturës. Keni shofer. Po kemi shofer. Ju kollaj e paskeni! Po ma kollaj e kemi”, tha Adnan Azizi – VLEN.
“Unë po, kam marrë paralajmërim. Sa keni vozitë? Realisht unë nuk voziti shumë shpejt por kam marrë nja dy paralajmërime për shpejtësi 53”, theksoi Valbona Adili Emini – VLEN.
“Jo ende jo personalisht ende nuk kam marrë edhe pse shumë njerëz morën dhe mendoj se disa vërejtje të shoqërisë janë me të drejtë. Detyra kryesore do të jetë te MPB se si do të zbatohet e gjithë kjo”, tha Amar Mecinoviq – E Majta.
“Po. Për shpejtësi? Po. Sa e keni tejkaluar shpejtësinë përshembull? 5 km, 6,7 varësisht”, u shpreh Talat Xhaferi – BDI.
“Pres mbështetje sepse sistemi është super dhe do të ishte gabim nëse nuk mbështetet. Ju a keni pranuar deri tani sms porosi si paralajmërim? Po për fat të keq po”, theksoi Toni Jarevski – VMRO-DPMNE./ Alsat.mk
The post Ankohen deputetët që nuk ‘frenojnë’, tregojnë sa gjoba kanë marrë nga ‘Safe City’ appeared first on Alsat.
