Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock ka dal në mbështetje të Ukrainës, transmeton TV21. Në platformën X ministrja e Jashtme gjermane ka shkruar se Ukraina nuk është vetëm. Tutje thekson se Gjermania së bashku me aleatët europian qendron e bashkuar përkrah Ukrainës dhe kundër agresionit rus.

“Ukraina nuk është vetëm.

Gjermania së bashku me aleatët tanë evropianë qëndron e bashkuar përkrah #Ukrainës dhe kundër agresionit rus. Ukraina mund të bazohet në mbështetjen e palëkundur nga Gjermania, Evropa dhe më gjerë. Mbrojtja e tyre e demokracisë dhe kërkimi i tyre për paqe dhe siguri është e jona.