Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare i RMV-së po qëndron në Mbretërinë e Jordanisë gjegjësisht në qytetin Akaba, me ftesë nga autoritetet e Akabës mbështetur nga Ministria e Kulturës së Jordanisë.

“Kultura shqiptare, vallja shqipe pushtoi Jordaninë ku çdo natë Ansambli po performon në mënyrën më profesionale të mundshme. Vlen të theksohet se për herë të parë vallja shqipe, kultura shqiptare po shfaqet në Mbretërinë e Jordanisë dhe qytetin Akaba”, thonë nga Ansambli.







