Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit hapi lëndë për të dhënat për keqpërdorim të buxhetit nga ish ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska.

Kryetarja e Antikorrupsionit Tatjana Dimitrovska për agjencinë e lajmeve MIA ka theksuar se nesër do të dërgojnë kërkesë për sigurimin e dokumentacionit. Një ditë më parë VMRO-DPMNE-ja akuzoi se ish ministrja e Kulturës në udhëtime zyrtare ka shpenzuar para nga buxheti i shtetit për qëllime private. Kostadinoska Stojçevska se nëse dëshmohen keqpërdorime nga ana e saj do të përgjigjet për këtë, por sipas saj nëse ndodh e kundërta VMRO-ja do të përballet me padi.