Arauho rrëfen për kërcënimin me vdekje për vajzat e tij

Futbollisti i Barcelonës, Ronald Arauho, ka bërë një rrefim emocional dhe të dhimbshëm. Ai ka treguar një histori, ku është përballur edhe me kërcënime ndaj dy vajzave të tij të vogla. Mbrojtësi uruguaian ka folur për shqëtësimet që kishte bashkë me gruan e tij, nga komentet që kanë lexuar.

“Një ditë po pija kafe me gruan time kur pashë që fytyra e saj ndryshoi, ndërsa shikonte telefonin e saj dhe pastaj filloi të qante. E pyeta se çfarë kishte ndodhur dhe ajo më tha: ‘Nuk e kuptoj sa mizorë mund të jenë njerëzit, po dëshirojnë vdekjen e vajzave tona.

Kur gjërat arrijnë në atë pikë, fillon të rimendosh shumë gjëra dhe kupton sa e çmendur mund të jetë shoqëria, veçanërisht në mediat sociale. Mund të mos të godasë drejtpërdrejt, por familja jote vuan – nëna jote, gruaja jote, vëllezërit e motrat tua. Sigurisht, ata duhet të mësojnë ta përballojnë këtë sepse kjo është bota në të cilën jetojmë sot, për fat të keq. Por është shumë e vështirë kur prek familjen tënde”, ka thënë Arauho. /IndeksOnline/

The post Arauho rrëfen për kërcënimin me vdekje për vajzat e tij appeared first on Alsat.