Lojtari argjentinas i Real Madridit, Franko Mastantuono, definitivisht nuk do të luajë kundër Seltës dhe kërcënohet me një pezullim shtesë për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen me Getafen.
Gjyqtari Muniz Ruiz shkroi në raportin e ndeshjes se Mastantuono u përjashtua për mungesë respekti ndaj tij.
“Çfarë turpi, turp i mallkuar”, i bërtiti Mastantuono gjyqtarit, pas së cilës vendosi t’i tregonte një karton të kuq.
Mastantuono do të humbasë ndeshjen me Seltën dhe gjithashtu mund të mungojë në ndeshjen kundër Elçes nëse pezullimi i tij zgjatet.
The post Arbitri zbulon se çka i tha Mastantuono, para se ta ndëshkojë me karton të kuq appeared first on Alsat.
