Nga kandidatët e paraqitur për prokurorë në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit: Marija Gjorçeva nga Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit (PNKOK), Valentina Bislimovska, Engjëllusha Kadriu-Lleshi, Suzana Mirçevska-Kuzmanovska nga po e njëjta prokurori, Ana Stojkoviç-Dimitriovska nga Prokuroria Themelore Shkup, Ana Gogovska-Jakimovska, Aleksandar Markovski nga po e njëjta Prokuori, Ivana Trajçeva dhe Suzana Mirçeska-Kuzmanovska nga PNKOK, Këshilli i Prokurorëve publik sot në seancën zgjodhi katër: Aleksandar Markovskin, Engjëllusha Kadriu-Lleshin, Ana Gogovska-Jakimovskën dhe Ana Stojkoviç-Dimitriovskën.

Të gjithë janë përforcime të jashtme, që do të thotë se vijnë nga jashtë, në këtë rast nga Prokuroria e Shkupit, përveç Engjëllusha Kadriu-Lleshit, për të cilën ky është mandati i tretë në PNKOK.

Kritika të forta nga Ardian Demiri u drejtuan ndaj prokurorëve të komuniteteve, sepse nuk aplikojnë në thirrjet për prokurorë në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Kandidaturat i tërheqën aplikimet e tyre: prokurorët e lartë Trajçe Pelivanov dhe Artan Ajro, të cilët në Prokurorinë e Lartë të Shkupit erdhën nga Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe janë të njohur në publik për lëndën e përgjimeve masive të paligjshme së bashku me prokuroren Lençe Ristoska.

Marija Gjorgjeva nuk mori asnjë votë. Valentina Bislimovska ishte më e mirë, mori vetëm një votë. Të dyja i përkasin komuniteteve.

Ivana Trajçeva, e cila zhvilloi hetimet dhe tre aktakuzat për policët që shkaktuan tragjedinë me zjarr në Koçan më 16 mars 2025 me 63 viktima, nuk mori mbështetjen e Këshillit të Prokurorëve Publik.

Pasi zgjodhi 4 prokurorë për 5 vende në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Këshilli i Prokurorëve publik nuk zgjodhi shef të Prokurorisë së Lartë të Shkupit — u votua, por nuk u zgjodh Prokuror i Lartë i Shkupit, pas tërheqjes nga funksioni të Mustafë Hajrullahut.

Për këtë vend ishin paraqitur prokurorët: Fatime Fetai, Vladimir Miloshevski, që vitin e kaluar u avansua në Prokurorinë e Lartë të Shkupit, Jasmina Krstevska-Zdravevska nga PTHP Shkup dhe Artan Ajro nga Prokuroria e Lartë në Shkup.