Roberto Bordin rrezikon që të shkarkohet nga skuadra e Tiranës. Humbja me rezultatin 1-4 përballë Elbasanit ishte tronditëse për kampin bardheblu.

Bordin është shfaqur në stërvitje me Tiranën. Megjithatë, nëse trajneri italian nuk do vazhdojë, Tirana e ka menjëherë gati pasuesin.

Bëhet fjalë për Ardian Nuhiun. Ky i fundit ka mbetur i lirë, pasi përfundoi bashkëpunimin me Gjilanin ku qëndroi për 1 vit e gjysmë.

Kështu nëse do të ketë një largim të Bordin, atëherë bëhet pretendenti kryesor për pankinën./Panoramasport/

The post Ardian Nuhiu favorit për pankinën e skuadrës nga kryeqendra e Shqipërisë appeared first on Alsat.