Ndeshja e NBA-së mes Detroit Pistons dhe Sharlotit u shoqërua me incidente serioze në parket, që rezultoi me përjashtimin e katër lojtarëve dhe të trajnerit të Hornets. Në fund, Pistons arritën të fitojnë ndeshjen me rezultatin 110:104.

Për Sharlot Hornets u përjashtuan Musa Diabate dhe Miles Brixhes, ndërsa për Detroit Pistons karton të kuq morën Xhejlen Duren dhe Isaiah Stjuart. Gjithashtu, trajneri i Hornets, Çarli Li, u përjashtua në çerekun e katërt, pasi u desh të ndalohej nga anëtarët e stafit dhe lojtarët gjatë një debati të ashpër me një nga gjyqtarët.

Incidenti kryesor ndodhi pak më shumë se shtatë minuta para fundit të çerekut të tretë. Xhejlen Duren kishte në zotërim topin dhe po avanconte drejt koshit, kur u ndalua me faull nga Musa Diabate. Pas faullit, Duren u përball ballë për ballë me Diabate, me të dy lojtarët që u afruan shumë pranë njëri-tjetrit, duke prekur kokat. Situata u përshkallëzua kur Duren e goditi Diabate në fytyrë me dorën e djathtë Ky veprim shkaktoi një përleshje që zgjati më shumë se 30 sekonda, duke përfshirë disa lojtarë nga të dyja skuadrat.

Për shkak të tensionit të lartë, në fushë pati edhe një prani të shkurtër të forcave të policisë, deri në rikthimin e rendit dhe vazhdimin e ndeshjes. NBA pritet të shqyrtojë pamjet dhe raportet zyrtare për të vendosur nëse do të ketë masa shtesë disiplinore./Indeksonline/

The post Arenë boksi në NBA, përjashtohen 4 basketbollist appeared first on Alsat.