Gazetar: Miki Trajkovski
Banorët e Qendër Zhupës më 11 janar do të votojnë për zgjedhjen e kryetarit të komunës. Kandidati i vetëm është Arian Ibraim nga Partia Demokratike Turke.
Njëri ndër problemet kryesore me të cilat përballet komuna është infrastruktura. Problemi më i madh është rruga rajonale, në gjatësi prej 30 kilometrash, e cila kalon nëpër qendër të komunës, dhe për të cilën Ibraim thotë se nuk i plotëson kushtet për të qenë rrugë rajonale, ndërsa ka qenë në kompetencë të ndërmarrjes publike për rrugët shtetërore.
Për shkak të kësaj, hyrja në komunë ka qenë shumë e vështirë për kamionët dhe autobusët, veçanërisht në kushte dimërore. Ai shpreson se në bashkëpunim me Qeverinë do të bëhet zgjerimi i kësaj rruge.
“Ne si komunë jemi të detyruar për rrugët lokale, që do të thotë prej rrugës rajonale deri te hyrja e fshatrave t’i mirëmbajmë ato, dhe gjatësia e këtyre rrugëve është më e vogël se ajo e rrugës rajonale, prandaj në pjesën e rrugëve lokale ne më shumë se 90% i kemi riasfaltuar të gjitha gjatë këtyre 12 viteve, ndërsa është riasfaltuar edhe rruga nga Ura e Melnikut deri në fshatin Dolgash si rrugë rajonale, mirëpo është bërë vetëm një rikonstruksion, ndërsa kërkesa jonë është që e njëjta rrugë të zgjerohet dhe t’i plotësojë kushtet për të qenë rrugë rajonale”, tha Arian Ibraim, Kandidat i PDT-së për Qendër Zhupën./ Alsat.mk
The post Arian Ibraim kandidat i vetëm për Qendër Zhupë – premton zgjerimin e rrugës rajonale appeared first on Alsat.
