Në Ukrainë rifilluan sulmet ruse, menjëherë pasi përfundoi një armëpushim i përkohshëm 32-orësh i shpallur për Pashkët Ortodokse, i cili u shoqërua me akuza të ndërsjella për shkelje të shumta. Sipas Forcave Ajrore Ukrainase, Rusia lëshoi 98 mjete ajrore pa pilot drejt territorit ukrainas, nga të cilat 87 u rrëzuan. Nga ana tjetër, Ministria Ruse e Mbrojtjes deklaroi se kishte neutralizuar 33 dronë ukrainas gjatë periudhës së njëjtë. Gjatë armëpushimit të shkurtër, si Kievi ashtu edhe Moska akuzuan njëra-tjetrën për qindra shkelje, duke vënë në pikëpyetje efektivitetin e marrëveshjes së përkohshme. Ndërkohë, situata në terren mbetet e tensionuar. Sipas autoriteteve lokale ukrainase, dy persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur në rajonin lindor të Donjeckut, pak para përfundimit të armëpushimit./Alsat.mk.
The post Armëpushimi / Rusia e Ukraina, rinisin sulmet appeared first on Alsat.
