Arrest shtëpiak për Artan Grubin, Prokuroria jep detaje

Në lidhje me masat për sigurimin e pranisë së të dyshuarit të dytë në vazhdimin e procedurës, Prokuroria Themelore Publike e Shkupit propozoi zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak dhe marrjen e dokumentit të udhëtimit (pasaportës), duke pasur parasysh faktin se në pjesën më të madhe janë siguruar provat gjatë procedurës, se ai është paraqitur vullnetarisht para organeve të ndjekjes, si dhe se ekzistojnë indikacione që në repartin e paraburgimit nuk mund të garantohet siguria e tij personale, të cilat indikacione janë mbështetur me njoftime nga organet kompetente.