Me pranga në duar nëpunës policor nga Shtipi dhe Koçani u sollën në Gjykatën Penale.

Sipas prokurorisë 7 policët janë të dyshuar për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.
Po ata konsiderojnë se nuk janë fajtorë për tragjedinë.

A jeni ish-punonjës i MPB-së?

“Jam punonjës aktual”.

A ndjeni faj?
“Jo”!

Nga ana tjetër i pari i MPB-së, Pançe Toshkoski, theksoi se ata kanë mundësuar që diskoteka të punojë edhe përkundër kushteve nën standard. Sipas dyshimeve ata kanë përgatitur dokumente jo ligjore dhe në atë mënyrë, siç tha Toshkovski, kanë kontribuuar që të ndodh tragjedia e tmerrshme. Shtoi se një pjesë e nëpunësve policor deri te Ministria e Ekonomisë kanë dërguar mendim pozitiv për kabare edhe pse nuk kanë kryer kontroll adekuat.

“Të dyshuarit në cilësinë e bashkëkryerësve me përgatitjen, nënshkrimin dhe miratimin e pëlqimit pozitiv i kanë mundësuar personit juridik marrjen e licencës për operimin e veprimtarisë hotelieri – kabare, edhe pse objekti nuk i plotësonte kushtet ligjore për funksionim”, tha ministri i Brendshem, Pançe Toshkovski.

Përveç policëve, sot paraburgim është kërkuar edhe për një zyrtar tjetër të lartë në Ministrinë e Ekonomisë, pa u bërë të ditura detaje të tjera se përse. Numri i përgjithshëm i personave për të cilët është kërkuar paraburgimi tani është 26.

“Prokuroria Publike – Koçan në gjykatën kompetente ka dorëzuar propozime për vazhdimin e masës së paraburgimit afatshkurtër edhe për 48 orë për 16 persona të përfshirë deri më tani në procedurë. Dy personave të tjerë, me propozim të Prokurorisë, gjatë ditës së djeshme u janë shqiptuar masa paraburgimi”, thonë nga Prokuroria.

Ndër personat për të cilët kërkohet vazhdimi i masës së paraburgimit janë ish-ministri Kreshnik Bekteshi, ish-shefi i Inspektoratit të Tregut Goran Trajkovski dhe ish-drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Bekim Maksuti. Pas 48 orëve të reja për ta, Prokurorisë si masë eventuale i mbetet edeh kërkimi i paraburgimit 30-ditor shetsë.