
Ministria e Punëve të Brendshme ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Gostivarit kundër dy personave, të dyshuar si bashkëpunëtorë në kryerjen e veprës penale “grabitje” sipas nenit 237, paragrafi 4, në lidhje me paragrafi 1 të Kodit Penal. Të dyshuarit janë privuar nga liria dje.
Më 10.10.2025, ata, së bashku me persona të tjerë ende të panjohur, hynë në një dyqan floriri në Gostivar dhe, duke përdorur forcë dhe kërcënim me armë, morën 18 kilogramë ar.
Të dyshuarit janë policë nga Stacioni Policor i Kërçovës, të cilët kanë planifikuar grabitjen së bashku me personat e tjerë për të cilët po kryhen veprime intensive për gjetjen e tyre.
Ata kanë marrë pjesë në përgatitjet duke inspektuar vendin dhe aktivitetin e dyqanit dy ditë para grabitjes. Në ditën e ngjarjes, ata kanë përdorur automjetin zyrtar të MPB-së për të siguruar rrugën për dy automjetet e përdorura për grabitjen, nga të cilat njëri më vonë u gjet i djegur në rrugën magistrale Gostivar-Debër, ndërsa tjetri u gjet i braktisur në Kërçovë, afër tregut të bagëtive.
MPB-ja në koordinim me Prokurorinë e Gostivarit po ndërmerr masa dhe veprime për zgjidhjen e plotë të këtij rasti.

