Një shtetas i Turqisë dhe një banor i Gostivarit janë arrestuar nga policia, pasi një punonjës i një pike karburanti në fshatin Zherovjan ka raportuar se gjatë pagesës i është dorëzuar një kartëmonedhë e dyshuar si e falsifikuar prej 50 eurosh.

Sipas njoftimit të MPB-së, më 06.01.2026 rreth orës 21:35, në autostradën Gostivar–Tetovë, në afërsi të fshatit Zherovjan, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria S.S. (31) nga Gostivari dhe Ç.J.B. (24) nga Republika e Turqisë, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “falsifikim i parave”.

Paraprakisht, rreth orës 17:15, rasti ishte denoncuar në Njësinë Policore Zherovjan nga A.R. (22), punonjës në një stacion karburanti në fshatin Zherovjan. Ai ka deklaruar se rreth orës 15:40, personat në fjalë, duke përdorur një automjet të tipit “Citroën” me targa të Gostivarit, kanë furnizuar automjetin me karburant dhe gjatë pagesës i kanë dhënë një kartëmonedhë prej 50 eurosh, për të cilën kishte dyshime se ishte e falsifikuar.

The post Arrestohen një shtetas i Turqisë dhe një banor i Gostivarit, dyshohen se kanë paguar karburant me kartëmonedhë false prej 50 eurosh appeared first on Alsat.