Arrestohet 23-vjeçarja nga Shkupi, dyshohet se ka rrahur foshnjën e saj

Policët e Sektorit për Punë të Brendshme së Shkup këtë mëngjes, në orën 06:10 kanë arrestuar një grua 23-vjeçare nga Kavadari, e dyshuar se rreth orës 00:37 në shtëpinë e familjes ka sulmuar fizikisht foshnjën e saj gjashtëmuajshe. Foshnja, sipas MPB-së, është dërguar në Kompleksin Klinik “Nëna Terezë” – Shkup për ndihmë mjekësore.

“Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas çka do të vijojë kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.