Më 7 maj 2026, rreth orës 01:30, në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, afër fshatit Leshkë të Tetovës, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Tearcë kanë privuar nga liria B.K. (31) nga fshati Zhilçë.
Sipas informacioneve të policisë, ai kishte drejtuar automjetin e udhëtarëve “Volkswagen Passat” me targa të Tetovës pa poseduar leje drejtimi, ndërsa kishte shkaktuar edhe aksident trafiku dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Pas identifikimit dhe gjetjes së tij, policia ka kryer testin e alkoolit, ku është konstatuar se 31-vjeçari kishte 1.46 promilë alkool në gjak.
Automjeti është sekuestruar, ndërsa personi është ndaluar në stacion policor. Nga MPB njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
