
Më 26.12.2025, rreth orës 18:30, në fshatin Sllatinë të Tetovës, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, me urdhër gjyqësor, e privuan nga liria J.I. (42) nga fshati Slatinë, i cili ishte në kërkim për vuajtjen e një dënimi me burg në kohëzgjatje prej një viti, për shkak të veprës penale sipas nenit 215 të Kodit Penal – “prodhim i paautorizuar dhe vënie në qarkullim e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
I njëjti është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Korrektues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.
