Presidenti ukrainas volodimir Zelenski sot kumtoi se është arrestuar i dyshuari për vrasjen e ish kryetarit të parlamentit, Andrij Parubij.

“Po zbatohen hetimet e nevojshme”, shkroi Zelenski në rrjetet sociale, duke falënderuar organet hetimore për “punën e tyre të shpejtë dhe të koordinuar”.

Parubij, (54), ishte një nga liderët e shquar të revolucionit proevropian të Majdanit dhe kryetari i Radës Supreme nga viti 2016 deri në vitin 2019. Ai u qëllua të shtunën në Lviv, në Ukrainën perëndimore.

Shefi i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kirill Budanov, fajësoi Rusinë për vrasjen, duke pasur parasysh luftën e cila vazhdon që nga shkurti i vitit 2022.

Parubij njihet për rolin e tij në lëvizjet e mëdha proevropiane në Ukrainë – së pari në “Revolucionin portokalli” në vitin 2004, ndërsa më pas në Majdan në vitin 2014, kur ai ishte “komandanti” i grupeve të vetëmbrojtjes. Protestat u shtypën me dhunë, duke çuar në largimin e presidentit prorus Viktor Janukoviç dhe ikjen e tij drejt Rusisë.