Forcat e Mbështetjes së Shpejtë në Sudan njoftuan këtë të premte se kanë arrestuar “Abu Lulu”, një komandant lufte në ushtrinë sudaneze (SAF) të cilit mediat perëndimore i kanë dhënë nofkën “Kasapi i shekullit”.

Abu Lulu, emri i vërtetë i të cilit është Al-Fateh Abdullah Idris, është parë duke u mburrur në video në mediat sociale se ka vrarë i vetëm më shumë se 2,000 njerëz.

Në një video tjetër që dyshohet se është regjistruar në qytetin El Fasher, vendi i 48 orëve të luftimeve të ashpra midis dy grupeve rivale që kanë përgjakur Sudanin, gjenerali Abu Lulu shfaqet duke u tallur dhe në fund duke ekzekutuar nëntë persona nga afër.

Ai ishte gjithashtu aktiv në TikTok, duke postuar video të ekzekutimeve të njerëzve të paarmatosur ndërsa shfaqte emblemën e ushtrisë.

Në gusht, sipas Sudans Post, Abu Lulu dyshohet se i kërkoi një burri, i cili tha se zotëronte një restorant, të zbulonte vendndodhjen e udhëheqësit të një divizioni këmbësorie armik. Në atë kohë, ai kërkoi që burri të “fliste drejt”, duke shtuar: “Betohem në Zot se nuk flas shumë dhe nuk kursej askënd. Që kur Zoti krijoi Forcat e Reagimit të Shpejtë, nuk kam kursyer kurrë askënd – as një të burgosur, askënd.

Kur burri këmbënguli se nuk kishte informacion, Abu Lulu e pyeti për etninë e tij, përpara se të nxirrte armën dhe ta qëllonte. Në një video të publikuar në ‘X’, RSF publikoi pamjet e arrestimit të Abu Lulu, i cili dyshohet se u dërgua në një burg në Darfurin e Veriut i akuzuar për “krime që ndodhën gjatë çlirimit” të El-Fasher.