Në redaksinë e TV21 janë dërguar pamje amatore, nga dëshmitarë okularë, nga momenti i arrestimit të një personi në pikën kufitare “Bllacë”.
Video: https://www.facebook.com/share/v/1BYcqdL2y7/?mibextid=wwXIfr
Policia kufitare e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një person në orët e para të së shtunës, rreth orës 00:05, më 5 shtator 2026.
Sipas informacioneve paraprake, një shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi është paraqitur në pikën kufitare Bllacë, është larguar nga automjeti dhe ka tentuar të kalojë në drejtim të Hanit të Elezit, në Kosovë.
Gjatë kontrollit kufitar, policia ka konstatuar se personi figuronte në listën e personave për të cilët kishte masë ndalimi në sistemin kufitar.
Personi është arrestuar nga policia kufitare, ndërsa ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht se për çfarë vepre penale kërkohej.
TV21 është në pritje të informacioneve zyrtare nga institucionet kompetente lidhur me rastin.
