Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, dhe në kuadër të kontrolleve të paralajmëruara në klubet e natës dhe kabaretë, nëpunësit policorë të Sektorit Për Punë të Brendshme në Kumanovë e kanë kapur Т.V.(58) nga Kumanova, pronar i një kabareje nga Kumanova, se si nga automjeti i tij i parkuar para kabaresë po i nxirrte aparatet zjarrfikëse dhe po i fuste në klub.

Siç kumtoi sot MPB-ja, menjëherë pas kësaj, nëpunësit policorë nga SPB Kumanovë ushtruan kontroll në këtë objekt dhe janë gjetur dhe sekuestruar mjete piroteknike.

“Personi u privua nga liria dhe në stacionin policor, në praninë e avokatit, me të u krye një bisedë zyrtare, ndërsa nga inspektori për mbrojtje dhe shpëtim janë lëshuar urdhërpagesa për kundërvajtje dhe është dhënë vendimi për ndalesë për punë  deri në heqjen e parregullsive. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik”, kumtoi MPB.