Një 35-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria pasi dyshohet se, në periudhën dhjetor 2025 – shkurt 2026, ka përvetësuar në mënyrë të paautorizuar 2.783.867 denarë nga arka e një pike shitjeje në Bit Pazar, ku ishte i punësuar si menaxher. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihen kallëzime penale për përvetësim dhe vjedhje.

“Më 06.02.2026, rreth orës 17:20 në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria A.V. (35) nga Shkupi, duke vepruar sipas një kallëzimi të mëparshëm të datës 04.02.2026, se në periudhën nga 18.12.2025 deri më 04.02.2026, në një pikë shitjeje në zonën e Bit Pazarit, ku ishte i punësuar si menaxher, në disa raste ka përvetësuar në mënyrë të paautorizuar para nga arka, me ç’rast i ka shkaktuar subjektit juridik dëm në vlerë prej 2.783.867 denarësh. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojnë kallëzime përkatëse sipas nenit 239 “Përvetësim” dhe nenit 235 “Vjedhje” nga Kodi Penal”, thueht në njoftim.