Një qytetar nga Ohri është arrestuar në Kavadar në orët e para të ditës së sotme, pasi është kapur duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, njoftoi Sektori për Punë të Brendshme – Veles.
Sipas njoftimit, sot rreth orës 3 të mëngjesit, në rrugën “Cano Pop Ristov” në Kavadar, zyrtarët e policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Kavadar kanë ndaluar 38-vjeçarin M.T. nga Ohri. Gjatë kontrollit të trafikut, është konstatuar se ai po drejtonte një automjet të tipit Kia me targa të Ohrit, nën ndikimin e alkoolit. Testi i alkoolit ka treguar 1.55 promilë alkool në gjak.
Personi është shoqëruar në stacionin policor. Nga SPB – Veles njoftuan se për rastin është informuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj të dyshuarit do të ngrihet kallëzim penal në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal.

