
Më 10.12.2025 rreth orës 20:30 në SPB Shkup, nga shërbimet e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit dhe nga Qendra Rajonale për Punë Kufitare – Veri, është raportuar se në një aeroplan që kishte arritur nga Sllovakia, disa persona nën ndikimin e alkoolit, të cilët janë pjesë e një grupi tifozësh, gjatë fluturimit dhe pas uljes nuk i kanë respektuar rregullat, janë sjellë agresivisht dhe i kanë shqetësuar pasagjerët e tjerë dhe ekuipazhin.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe pas marrjes së masave ka arrestuar L.T. (38) nga Sllovakia, ndërsa 10 personave të tjerë, po ashtu nga Sllovakia, nuk u është lejuar hyrja në shtet për arsye sigurie. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj L.T. do të ngrihet kallëzim përkatës
