Në ndeshjen ndaj Olympiacosit, Arsenali arriti të shënojë dy gola me çka siguroi edhe pikët e plota në xhiron e dytë të fazës së ligës në Champions.
Gabriel Martinelli realizoi gol për Arsenalin në pjesën e parë, ndërsa në fund të ndeshjes realizoi edhe Bukayo Saka.
Arsenali ka gjashtë pikë në dy ndeshje pas fitores ndaj Athletic Bilbaos.
Olympiacosi mbetet me pikën e fituar ndaj Pafosit në ndeshjen e parë.