Skuadra e Arsimi arriti fitore 4:2 në kundër Bashkimit në ndeshjen e javës së 12-të të Ligës së Parë të Futbollit.
Për golin e parë u prit deri në minutën e 36-të, kur sulmuesi vendas Alban Taipi kaloi Arsim-in në epërsi, por vetëm dy minuta më vonë Bashkimi barazoi në 1:1 me golin e Resul Memetit. Rezultati në pjesën e parë ishte 2:1, me golin e shënuar nga Muhjedin Dardhishta. Me dy golat e Shefit Shefitit në minutat 63 dhe 88, Arsimi e rriti epërsinë në 4:1, ndërsa rezultatin përfundimtar 4:2 e vendosi Emanuel Avornio në minutën 90+2.
Me fitoren e sotme, Arsimi ngjitet në vendin e gjashtë me 15 pikë, ndërsa Bashkimi mbetet në pozitën e pestë me 19 pikë.
Nesër do të luhen dy duele: Maqedonia GP – Struga dhe Rabotniçki – Tikvesh, ndërsa të mërkurën janë në program ndeshjet Brera – Sileksi dhe Pelister – Vardari. Për shkak të paraqitjes së Shkëndijës në Ligën e Konferencës, ndeshja Shkupi – Shkëndija do të zhvillohet më 15 nëntor./TV21

                    