Në Batinci të Komunës së Studeniçanit ka dalë lumi nga shtrati për shkak të mos pastrimit të kanaleve nga organet komunale, aktivitet që në përgjegjësi të tyre duhet ta ndërmarrin në mënyrë të vazhdueshme si masë parandaluese, ka shkruar kryetarja e komunës së Shkupi Danela Arsovska.

“Kryebashkiaku në largim Orce Gjeorgjievski po pozon me heroizëm të rrejshëm, i cili nuk mund të mburret me asgjë tjetër veç fotografisë. Me preventivë parandalohen vërshimet, jo duke u bërë si shpëtimtar për problemet që i lejoi vetes kryetari i komunës. Problemi nga Batinca për shkak të mungesës së mirëmbajtjes së kanaleve po derdhet edhe në Shkup, ndërsa në terren janë duke punuar në mënyrë aktive Brigada e Zjarrfikësve të qytetit të Shkupit dhe ekipet e Ndërmarrjes Publike Ujësjellës-Kanalizim. Ata thjesht nuk kanë kohë për të bërë foto!”, ka shkruar Arsovska.