Drejtoresha Gjenerale e RTV21, Afërdita Saraçini Kelmendi, ka reaguar ndaj ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila ditë më parë ka thënë se vetëm 1% e bizneseve preken nga liberalizimi i tregut të energjisë.
Saraçini Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shtyrje të vendimit për liberalizim po kërkojnë të gjitha bizneset me mbi 50 punëtorë.
“ARTANE RIZVANOLLI, PO RREN!
Nuk janë vetëm kompanitë e mëdha që po kërkojnë shtyrje të kalimit në tregun e lirë të energjisë!
Janë të gjitha kompanitë me mbi 50 punëtorë!
– Përfshirë bizneset e grave!
– Përfshirë mediat dhe prodhimin e tyre!
– Përfshirë të gjithë ata që ende luftojnë për të mbajtur vende pune gjallë në këtë vend!
Të thuash se ‘vetëm të mëdhenjtë përfitojnë’ është GËNJESHTËR E PASTËR.”, ka shkruar Afërdita Saraçini Kelmendi.
Më tej, Saraçini Kelmendi këtë e quajti tendencë për ta mashtruar publikun, si dhe një kapitull të zi për demokracinë dhe ekonominë.
“Një propagandë e ulët politike. Një tentativë për të mashtruar publikun dhe për të fshehur dështimin!
Deri kur do të luani me jetën e njerëzve?
Deri kur do të gënjeni për të mbajtur pushtetin?
Sa biznese duhet të mbyllen që ju ta quani ‘reformë’?
Punëtorët që do të mbesin pa punë nuk do t’ju falin!
Qytetarët që do të paguajnë më shumë do t’ju mbajnë mend!
Ky është kapitull i zi për demokracinë dhe ekonominë!
Ky është mashtrim.
Kjo është tradhti ndaj votës së qytetarit.
Tradhti ndaj konsumatorit.
Tradhti ndaj Kosovës.
Tradhtarë janë të gjithë ata që e shkatërrojnë këtë vend për interesin e tyre personal apo politik.”, ka përfunduar Saraçini Kelmendi./21Media
