Disa herë me radhë po prolongohet sistemi “One Stop Shop” në pikën kufitare Bllacë, ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Qytetaret u shprehën të habitur pasi që e kishin pritur.
-A ishit në dijeni për “One Stop Shop” që duhej të hapej?
Po. Nuk e dija a është bërë a jo.
-Sot ke ardh për ta provuar?
a është bërë apo jo?
-Jo nuk është bërë akoma.
Janë paralajmëruar por më duket se janë shtyrë për 2 javë.
-Si e komentoni këtë mosrealizim për sot?
Nuk e di si është marrëveshja, që janë disa “vogëlsira”…
-A vini shpesh në Maqedoni?
Sipas nevojës.
-Prisni gjatë kur vini?
Po.
Fillimisht, ishte planifikuar të niste më 1 janar 2025, por ky afat nuk u respektua.
Zëvendëskryeministri i parëIzetMexhiti, në janar tha se së shpejti po në këtë muaj, ky sistem do të fillojë, teksa shtoi se grupet e punës në të dy shtetet po punojnë në sinkronizimin e sistemeve.
Dmth punohet, ditët janë në pyetje. Dy grupet punuese të R. Kosovës dhe RMV-së po punojnë në detajet e fundit. Sinkronizim të programeve, dhe jo vetëm në “Bllacë”, edhe në “Jazhincë”, “Tabanoc” së shpejti do të implementimet projekti one stop shop, që do të jetë lehtësim për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave, u shpreh Izet Mexhiti, zëvëndëskryeministër i parë.
Më pas, u tha se se sistemi do të funksionalizohej në fund të janarit 2025, por edhe ky afat u tejkalua. Drejtori i Drejtorisë së Doganave, BobanNikollovski në DailyClick në TV21 tha se më 1 mars pritet të nisë funksionimi i “onse stop shop”.
Të gjithë bashkë vlerësojmë se diku, ndoshta më 1 mars. Këtë vit? Po, këtë vit. Këtë vit sigurisht do të funksionojë “one stop shop” në “Bllacë” dhe në “Jazhincë”, edhe për atje jemi gati. E tani, ndërhyrje të caktuara infrastrukturore do të duhet të bëhen, janë minimale. Kjo duhet të funksionojë, tha Boban Nikollovski, drejtor i Drejtorisë së Doganave.
Më 21 shkurt, këtë pikë kufitare e vizituan Zëvendëskryeministri i parëIzetMexhiti, Minsitri i Punëve të BrendshmePançeToshkovski, ministri i MPB-sësë Republikës së Kosovës XhelalSveçla.
Nëse më pyesni mua, unë sot do ta…, por…shpresoj që do të përfundojë muajin e ardhshëm dhe që më së voni, gjatë muajit prill do të fillojmë me vënien zyrtarisht në funksion, tha Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme.
E fundit ishte se më 1 prill do të vendoset “One Stop Shop”,por mbrëmë Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup njoftoi se është shtyrë për më 14 prill.
Nga atje njoftuan se prolongimi disa ditor është bërë me qëllim të përgatitjeve finale teknike e logjistike të ekipeve, ku siç thonë ekipet janë duke punuar intenzivisht në zbatimin e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme ndërshtetërore.
