Nuk ka pengesa ligjore që studentët shqiptarë, provimin e  jurisprudencës ta realizojnë në gjuhën shqipe. Juristi, Miralem Asani, në intervistën për Alsat,  thotë se pengesa është politike, ndërsa shton se kjo çështje do të zgjidhet së shpejti dhe se përpos jurisprudencës, shqipja do të zbatohet edhe tek ligji për avokati, noteri dhe ligji për përmbaruesit.

“ Kërkesat e tilla parashtrohen jo për t’u dhënë, por e meritojnë studentët një gjë të tillë, meqë provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe, nuk është diçka që është e ndaluar me ligj apo me kushtetutë. Unë mendoj se këtu kemi të bëjmë me mungesë të vullnetit politik dhe besoj se pas rrjedhjeve të fundit, sinjaleve që pushteti i jep besoj se edhe kjo do të ketë një zgjidhje. Nëse ligji i provimit të jurisprudencës pëson ndryshime në realitet, inkorporohet gjuha shqipe, patjetër të inkorporohet edhe ligji mbi avokati, mbi noteri, mbi përmbaruesit, mbi ndërmjetësuesit dhe kështu me radhë,” – deklaroi juristi, Miralem Asani, në Intervistën për Alsat.

The post Asani: Studentëve u takon provimi në shqip appeared first on Alsat.