ASH: Dimitrievski dhe Bendevska pjesëmarrës në ofendimin e UÇK-së dhe provokimin e shqiptarëve

Pjesëmarrja e partnerit të koalicionit qeveritar, Maksim Dimitrievski dhe Nënkryetares së Kuvendit, Vesna Bendevska, në promovimin e librit që ofendon rëndë Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, është një provokim i rëndë për shqiptarët dhe rikthim në plagët e vjetra të cilat është punuar ndër vite për t’i mbyllur.

Ky gjest është vetëm vazhdimësi e zhvillimeve të njëpasnjëshme kundër shqiptarëve dhe për forcimin e nacionalizmit maqedonas kundrejt të gjitha bashkësive etnike më vend.
Kjo Qeveri monoetnike dhe jolegjitime, punon çdo ditë për devalvimin e vlerave dhe arritjeve të deritanishme. Ndërkohë partitë e VLEN në gjithë këtë situatë shërbejnë vetëm si lule dekori në saksitë e Mickoskit.

Tanimë është mëse e qartë se kush dëshiron të nxisë destabilizim, duke prekur në mënyrë të drejtëpërdrejtë edhe në plagët e luftës.