Nga Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, përmes një kumtese kanë akuzuar ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë për nepozitëm, përcjell TV21. Nga ASH-Sela thonë se ai ka punësuar tre familjarë në MEPSO dhe ESM.

“Nepotizmi dhe partizimi i institucioneve shtetërore dhe publike është agjenda kryesore e funksionarëve të koalicionit VLEN. Që në muajt e parë të marjes së posteve, ata janë angazhuar që të rahatojnë familjarët e tyre të afërt. Ministri i Politikës Sociale, demografisë dhe rinisë, Fatmir Limani, nga Lëvizja Besa, pjesë e koalicionit VLEN, prioritet ka pasur sistematizimin e familjarëve të tij në ndërmarjet shtetërore energjetike. Tre prej tyre i ka punësuar në dy ndërmarjet më të fuqishme në vend, MEPSO dhe ESM. Në ndërmarjen MEPSO, Limani i ka punësuar vëllaun, Dashmir Limani dhe vajzën, Besa Limani, ndërsa në ESM e ka punësuar dhëndrin e tij, Mërgim Dani. Kujtojmë se paraprakisht Limani, edhe pas marjes së postit kishte mbajtur vëllaun e tij si drejtor të Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale në Kërçovë dhe e shkarkoi atë vetëm pas denoncimit publik”, thuhet në reagimin e ASH-Sela.