Prokuroria njoftoi se sipas Ligjit për Ndjekjen e Komunikimeve, urdhër për masa hetimore mund të jepet vetëm për vepra penale të parashikuara qartë nga ligji.
Në lidhje me pretendimet për ndjekjen e kryeministrit, Prokuroria, nën udhëzimet e kryeprokurorit Lupço Kocevski, ka hapur një rast ku po kryhen veprime verifikimi. Po ashtu, do të shqyrtohen detajisht edhe pretendimet e fundit të publikuara nga ASK./TV21