Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai në një dalje për media bëri të ditur ndaj drejtorit të ITSHKSH-së, Skender Asani, është hapur lëndë nga Antikorrupsioni. Fetai tha se askush nuk është mbi ligjin, duke i apeluar institucionet e vendit që këto raportime ti marrin me shumë seriozitet.
“I kemi lexuar fatkeqësisht raportimet mediatike, para festave. Unë personalisht i kam ndjekur raportimet me shqetësim aty ka dyshime për abuzime të mëdha financiare, konflikte interesi, nepotizëm dhe disa dyshime tjera, që kanë bërë që komisioni për anti-korrupsion i shtetit ka hapur lëndë kundër drejtorit të institutit. Natyrisht edhe në vendin tonë, si në çdo vend tjetër vlen prezumimi i pafajsisë, por u bëj apel institucioneve të vendit që këto raportime ti marrin me shumë seriozitet” tha zëvendëskryeministri Arben Fetai.

 
                    