Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur me fitore aventurën e re në Ligën e Kombeve.
Shqipëria, të dielën mbrëma në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, e mposhti Bjellorusinë me rezultatin 2:0.
Shqipëria ishte më kërkuese në minutat e para, duke iu afruar vazhdimisht portës së Bjellorusisë.
Në minutën e 34-t, Kristjan Asllani e zhbllokoi ndeshjen, duke e kaluar Shqipërinë në epërsi.
Mesfushori që luan në Emiratet e Bashkuara Arabe ishte i saktë nga pika e bardhë.
Penalltinë për Shqipërinë e fitoi kapiteni Berat Gjimshiti, i cili u pengua në zonën e 16-metërshit nga Artem Kontsevoy.
“Kuqezinjtë” vazhduan me sulmet edhe pas golit të parë dhe në minutat shtesë të pjesës së parë arritën ta dyfishojnë epërsinë.
Golin e dytë për Shqipërinë e realizoi Ernest Muçi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, me një goditje të bukur.
