Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj Gjeorgjisë pak pas fillimit të pjesës së dytë të ndeshjes.

Ishte Kristjan Asllani ai që kaloi kuqezinjtë në avantazh më minutën e 48-të.

Ylli i Interit ia dedikoi golin vëllait të tij, Leo, për të cilin kishte bërë një mbishkrim në bluzë.