
Ndërkohë kandidati i AKI-së për komunën e Gostivarit, Valbon Limani ka hedhur poshtë akuzat e kundërkandidatit të tij Nevzat Bejta. Sipas Limanit praktika dëshmon se humbësit zhvillojnë fushatë negative.
“Humbja e thellë në anketa dhe mbështetja e dobët nga qytetarët ka shkaktuar panik te instant kandidati pa shanse, N.B., i cili si pasojë po zhvillon një fushatë negative dhe të vrazhdë, të mbushur me gënjeshtra dhe manipulime, duke u përpjekur të na tërheqë në baltën e tij”, reagon kandidati i AKI-së.
Sipas Limanit akuzat janë insinuata dhe fabrikime të Bejtës.
“Sqarojmë opinionin se asnjë cent nuk është harxhuar nga ajo kornizë, sepse janë kontrata suksesive. Kjo dëshmon paaftësinë dhe mosdijen e tij për procedurat standarde në institucione publike”, reagon Limani.
