Nga gjithsej 13 zjarre në hapësira të hapura gjatë 24 orëve të fundit, 12 janë shuar dhe një është vënë nën kontroll, njoftuan nga Qendra për Menaxhim me Kriza. Zjarri që është vënë nën kontroll ndodhet në territorin e komunës së Berovës. Siç sqarohet në njoftim, bëhet fjalë për vatra zjarri në rajonin e malit Goten drejt maleve të Maleshevës. Zjarret e shuara kanë qenë në territorin e komunave Haraçinë, Gazi Babë, Gjevgjeli, Kavadar, Karbincë, Maqedonska Kamenicë, Radovish, Zhelinë, dhe katër të tjera në rajonin e Prilepit.