Opinionisti, Bllagojçe Atanasovski, duke folur për provimin e jurisprudencës në shqip, theksoi se kjo çështje duhet patjetër të zgjidhet në frymën e një shoqërie multietnike, pasi sipas tij, në të kundërtën rrezikojmë të përfundojmë si Bosnje Hercegovina, Qipro apo Libani, ku bashkësitë e ndryshme etnike janë të ndara brenda shteteve. Ai nënvizoi se për fat të mirë në vendin tonë funksionohet përmes një modeli specifik që vjen si rezultat i Marrëveshjes Korrnizë të Ohrit dhe sipas saj duhet të zgjidhen temat etnike.
“Nëse nuk komunikojmë kështu, bashkësitë e ndryshme etnike nëse nuk komunikojnë përmes një dialogu të përbashkët social, rrezikojmë të përfundojmë në shoqëri të ndarë të tipit të Bosnjë dhe Hercegovinës, të tipit të Qipros, Libanit, ose shembuj të ngjashëm të rajonit më të largët, ku bashkësitë e ndryshme etnike janë të ndara brenda në ato shtete. Për fat të mirë në Maqedoni akoma jetojmë në një shtet unitar, përmes një modeli specifik të sistemit politik, që është bërë me marrëveshjen kornizë të Ohrit dhe mbi baza të atij modeli gjithmonë temat etnike duhet të zgjidhen përmes një dialogu të brendshëm të civilizuar” nënvizoi Atanasovski./Alsat.mk.
The post Atanasovski: Nëse nuk ka dialog të përbashkët ndëretnik, rrezikojmë të përfundojmë në shoqëri të ndarë si në Bosnjë dhe Hercegovinë appeared first on Alsat.
