
Shkup, 3 tetor – Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në bashkëpunim me kompaninë përkatëse, ka nisur sot procesin e asgjësimit të 35,170 kilogramëve peshk, që konsiderohen të papërshtatshëm për konsum.
Sipas njoftimit zyrtar të AUV-së, ky veprim po ndërmerret për të garantuar sigurinë shëndetësore të konsumatorëve dhe për të respektuar standardet ndërkombëtar e të cilësisë ushqimore.
“Asgjësimi po realizohet në bazë të vendimit të Gjykatës Komerciale në Prishtinë – Dhoma e Shkallës së Dytë, sipas Aktvendimit Nr. të lëndës 2025:134825 me nr. dokumenti 07679680”, thuhet në njoftimin e agjencisë.
AUV ka siguruar se procesi po zhvillohet në përputhje me të gjitha procedurat ligjore dhe teknike të kërkuara për menaxhimin e produkteve të rrezikshme për shëndetin publik.
