Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me gjoba prej 8350 eurosh për 14 operatorë ushqimorë – mishtore, për shkak të parregullsive të konstatuara në punën e tyre. Kontrollet u kryen më 30 prill në të gjithë territorin e vendit, duke kryer gjithsej 73 inspektime të jashtëzakonshme. Si pjesë e aksionit, u asgjësuan 323 kilogramë ushqim të pasigurt dhe u lëshuan 23 vendime për të eliminuar mospërputhjet e identifikuara.