Bashkimi Demokratik për Integrim akuzon Qeverinë për diskriminim të qëllimshëm ndaj shqiptarëve në institucionet publike. Shembulli më i fundit, sipas BDI-së, është Fondi për Sigurim Shëndetësor, ku nga 19 avancime të bëra, 18 janë për maqedonas, 1 për turq dhe asnjë për shqiptarë. Partia thotë se ky është tregues i një politike sistematike të përjashtimit etnik dhe shkelje e parimit kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. BDI kërkon transparencë dhe paralajmëron se nuk do të lejojë trajtimin e shqiptarëve si qytetarë të dorës së dytë në shtetin e tyre.