Spitali klinik “Axhibadem Sistina” mbetet sponsor mjekësor i klubit të basketbollit MZT
Shkupi Aerodrom në sezonin e ri garues, duke vazhduar bashkëpunimin e suksesshëm dhe
përkushtimin shumëvjeçar për shëndetin, sigurinë dhe sukseset sportive të basketbollistëve.
Si një kompani me përgjegjësi shoqërore, e cila investon vazhdimisht në zhvillimin dhe
promovimin e sportit në vend, “Axhibadem Sistina” edhe këtë sezon do të ofrojë mbështetje
profesionale mjekësore për basketbollistet e MZT Shkupii Aerodrom, me theks të veçantë në
parandalimin e lëndimeve sportive, diagnostikimin në kohë dhe ruajtjen e shëndetit të tyre.
Në prag të sezonit të ri, Dr. Mihajlo Ivanovski u takua me basketbollistët dhe përfaqësuesit e
MZT Shkupi Aerodrom, ku u konfirmua gatishmëria për të vazhduar partneritetin
shumëvjeçar.
"Jemi krenarë që këtë sezon vazhdojmë të jemi pjesë e historisë sportive të MZT Shkupi
Aerodrom. Bashkëpunimi ynë afatgjatë është ndërtuar mbi vlera të përbashkëta, besim dhe
përkushtim për arritjen e rezultateve më të larta. Si sponsor mjekësor, detyra jonë është t'u
ofrojmë basketbollistëve kujdes shëndetësor cilësor, dhe të jemi mbështetja e tyre në të
gjitha sfidat që sjell sporti profesional", tha Dr. Mihajlo Ivanovski.
Në kuadër të partneritetit, basketbollistët do të kenë qasje në shërbimet moderne
diagnostikuese dhe terapeutike të Spitalit Klinik, Axhibadem Sistina, si dhe në ekipin
mjekësor të ekspertëve që do të kujdeset për shëndetin e tyre gjatë gjithë sezonit.
MZT Shkupi Aerodrom shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar
se partneriteti me “Axhibadem Sistina”, është me rëndësi të veçantë për zhvillimin
profesional dhe arritjen e sukseseve të reja sportive.
Sezoni i ri garues për MZT Shkupi Aerodrom fillon të shtunën, më 26 shtator, me ndeshjen
kundër Kumanovës në Superkupën, në të cilën bardheblutë do të përpiqen të mbrojnë
trofeun e fituar në pesë vitet e mëparshme.
Duke vazhduar këtë partneritet, Axhibadem Sistina konfirmon angazhimin e saj për të
mbështetur sportin maqedonas, dhe për të ofruar kujdes shëndetësor të nivelit të lartë për
atletët, si bazë për sukseset e tyre të ardhshme.

The post “AXHİBADEM SISTINA” VAZHDON BASHKËPUNIMIN AFATGJATË ME MZT SHKUPI- AERODROM appeared first on Alsat.
