Oferta e parë e Bajern Munihut për Luis Diaz-it prej 67.5 milionë eurosh është refuzuar nga Liverpulli. Klubi anglez kërkon 100 milionë euro për të lënë të lirë anësorin kolumbian.
Sipas mediave gjermane, bavarezët kanë rënë dakord për kushtet personale me lojtarin, por nuk po gjejnë dot gjuhën e përbashkët me Liverpullin. Nëse nuk arrit dot deri në fund të merkatos transferimin e Luis Diaz, Bajern ka një plan B.
Përveç Luis Diaz, bavarezët po ndjekin edhe mesfushorin e ri, Malik Fofana, që luan te Lioni. Belgu u transferua verën e kaluar nga Gent te Lion për 20 milionë euro dhe aktualisht vlera e tij në treg, nëse i referohemi Transfermarkt.com, është 30 milionë euro.
Gjithsesi dëshira e parë dhe kryesore e Bajernit është Luis Diaz, por në rast dështimi të negociatave me Liverpullin, bavarezët do hidhen në “sulm” për transferimin e Malik Fofana nga Lioni.
The post Bajerni ka plan “B”, nëse dështojnë bisedat me Luis Diazin appeared first on Alsat.
