Mark Guéhi mund të jetë ylli i ardhshëm i Bajern Munihut. Sipas mediave angleze, klubi gjerman po e ndjek me vëmendje situatën e tij dhe pritet të bëjë lëvizje të forta në janar.
Ndryshe nga Liverpulli apo klubet e tjera angleze, klubet e huaja si Bajerni kanë mundësinë të firmosin parakontratë me mbrojtësin, sepse kontrata e tij skadon në verën e ardhshme. Pra, në janar lejohet ligjërisht firma paraprake.
Bajerni do të përpiqet ta joshë me një bonus të fortë firme, rreth 20 mln euro, duke qenë se ai do të transferohej me parametra zero në Munih.
Një arsye pse Bajerni po nxitohet është se Upamekano ende nuk ka firmosur kontratë të re dhe po tërhiqet nga ideja për t’u transferuar te Real Madrid. Klubi madrilen e pëlqen shumë francezin.
The post Bajerni kërkon Guehi-n dhe dërgon Upamekanon në Madrid? appeared first on Alsat.
